Sport

UEFA miraton ndryshimet në Ligën e Kampionëve, nga viti 2024 s’ka më fazë të grupeve

UEFA miraton ndryshimet në Ligën e Kampionëve, nga viti 2024 s’ka më fazë të grupeve
 

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA, ka miratuar ndryshimet në formatin e Ligës së Kampionëve që do të hyjnë në fuqi nga viti 2024. Kjo lëvizje vjen si kundërpërgjigje ndaj klubeve që kanë vendosur për krijimin e Superligës Evropiane e që ishin kundër këtij ndryshimi të propozuar nga UEFA.

Nga viti 2024, në Ligën e Kampionëve do të marrin pjesë 36 skuadra nga 32 sa ishin. Ndeshjet nuk do të zhvillohet në fazën e grupeve, por si një kampionat.