Sport

Milani interesohet për Scamaccan

Sulmuesi i Sassuolos, Gianluca Scamacca, është duke u kërkuar nga Milani, njofton “AS”.

22-vjeçari, që aktualisht është i huazuar te Genoa, ka shprehur dëshirën për të luajtur përkrah Zlatan Ibrahimoviqit te Milani.

Milani e sheh Scamaccan si zëvendësim afatgjatë për Ibrahimoviqin. Scamacca shënoi autogol dje në humbjen 2:1 të Genoas nga Milani.