Përzgjedhësi i Kosovës në volejboll në konkurrencë të grave, Lorik Ilazi, e ka bërë publike listën e volejbollisteve të ftuara për kualifikohet për Evropianin 2021.
Kosova do të bëjë pjesë në Grupin D, ku në fazën e parë do të garojë më 7-9 maj të këtij viti në Podgoricë të Malit të Zi e fazën e dytë më 13-15 maj në Nitra të Sllovakisë.
Kosova gjendet në grup me Malin e Zi, Sllovakinë e Finlandën.
Në listë janë dy volejbollistet e Northwood Universityt të SHBA-së, Zyla e Venera Kadriu. Këto janë volejebollistet e vetme që janë ftuar që luajnë jashtë Kosovës.
Ndeshjen e parë volejbollistet e Kosovës e luajnë më 7 maj kundër Malit të Zi, më pas më 8 maj kundër Sllovakisë dhe më 9 maj kundër Finlandës.
Për herë të parë janë ftuar Lorina Mehmeti e KV Dritës, Loresa Avdyli e Linda Selmani nga KV M-Technologie, si dhe Leonita Hoxha nga KV Prishtina.