Sport

Norwichi, ekipi i parë që siguron ngjitjen në Premier Ligë

Norwich City është ngjitur pas një sezoni në Premier Ligë.

Pas barazimit 2-2 të Swanseas në shtëpi ndaj Wycombe dhe barazimit 0-0 të Brentfordit me Millwallin, ngjitja e Norwichit në Premier Ligë është konfirmuar.

Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, Norwichi me 90 pikë nuk mund të arrihet nga vendi i tretë që mbahet nga Swansea.

Skuadra e Daniel Farke do të tentojë të sigurojnë titullin kampion teksa është tetë pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Watfordi.

Norwich aktualisht është duke luajtur ndeshjen kundër Bournemouthit dhe pas 25 minutave, është në epërsi minimale.