Sport

Berisha asiston në golin e fitores së Westernit

Goli i hershëm i Connor Pain që u asistua nga Besart Berisha, bëri që Western Unitedi ta mposht liderin e ligës, Central Coast Mariners.

Takimi i së shtunës në “University of Tasmania Stadium” përfundoi me rezultatin 1:0.

Sulmuesi kosovar Berisha në edicionin e sivjetmë ka shënuar shtatë gola ndërsa ka edhe tri asistime.

Skuadra e drejtuar nga Mark Rudan mbetet në vendin e tetë në tabelë, pavarësisht marrjes së tri pikëve në këtë duel.

“Ziegjelbrit” do t’i luajnë dy ndeshje në shtëpi në këtë stadium mes 17 dhe 22 prillit.