Futbollisti kosovar, Donat Rrudhani ka shënuar dy gola për të udhëhequr Aaaraun drejt fitores 3:1 ndaj Chiassos. Ndeshja e së premtes mbrëma i takoi xhiros së 29-të të kategorisë së dytë zvicerane. Rrudhani shënoi për 1:0 në minutën e dytë, ndërsa në minutën e 66-të realizoi për 3:0, pas asistimit të Liridon Balajt.
Të dy golat Rrudhani i shënoi pas topave kthyes. 21-vjeçari ka arritur në shifrën e shtatë golave dhe pesë asistimeve.
Për Aaraun ishte fitore e rëndësishme në garë për promovim në elitën zvicerane. Aarau renditet i treti me 48 pikë. Thuni është i dyti me 51 pikë, ndërsa Grasshopperi udhëheq me 54 pikë nga 28 ndeshje. I pari promovohet direkt, ndërsa i dyti luan në plejaut.
Samir Ramizi asistoi në barazimin 1:1 të Winterthurit me Stade-Lausanne.