Manchester Unitedi ka fituar edhe në stadiumin “Old Trafford” edhe në duelin kthyes të çerekfinales së Ligës së Evropës.
“Djajtë e Kuq” vazhduan ëndrrën për triumf në këtë garë në “Teatrin e Ëndrrave” pas fitores 2:0 kundër Granadas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEdinson Cavani e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e gjashtë kur u asistua nga francezi Paul Pogba.
Cavani shënoi në një garë evropiane për edicionin e 11-të rresht. Njëherësh, ishte goli i parë në Ligën e Evropës që prej dhjetorit të vitit 2012-të, kur realizoi për Napolin ndaj PSV-së.
Mbrojtësi Jesus Vallejo shënoi autogol në minutën e fundit të ndeshjes.
Duelin gjysmëfinal ndaj Romës, Unitedi e zhvillon më 29 prill.