Sport

Villarreali eliminon kroatët e Dinamo Zagrebit

Kapiteni Arijan Ademi dhe Lirim Kastrati janë eliminuar nga çerekfinalja e Ligës së Evropës me Dinamo Zagrebin.

Dinamo u mposht edhe në duelin e dytë të zhvilluar në Spanjë.

Villarreali kaloi tutje falë fitores 2:1.

Ademi ishte titullar dhe luajti deri në minutën e 82-të, ndërsa Kastrati nuk u inkuadrua në këtë duel.

Paco Alcacer në minutën e 36-të dhe Gerard Moreno shënuan golat për skuadrën e La Ligës spanjolle.

Golin e vetëm për skuadrën kroate e shënoi Mislav Orshiq në minutën e 74-rt.

Villarreali luan me Arsenalin në 29 prill në gjysmëfinalen e parë. Gjysmëfinalja kthyese luhet më 6 maj.

Ndërkohë, finalja e këtij edicioni në Ligën e Evropës është caktuar të luhet më 26 maj, në “Gdansk Stadium” në Poloni.