Përfaqësuesja e Zvicrës në futboll te femrat, mposhti Republikën e Çekisë dhe u kualifikua në Kampionatin Evropian 2022 që do të zhvillohet në Angli.
Zvicra të martën fitoi vetëm pas ekzekutimit të penalltive 3:2, ndërsa kontribut në këtë duel dha edhe futbollistja shqiptare, Riola Xhemaili.
Xhemaili u inkuadrua në lojë në minutën e 104-të. Edhe një shqiptare tjetër në të kaluarën ka dhënë kontribut për përfaqësuesen zvicerane.
Florijana Ismaili, në verën e vitit 2019, pati aksident fatal në liqenin Como në Itali dhe u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare.
Selektori Nielsen, ia dedikoi asaj fitoren.
“Shpresoj që Florijana të jetë krenare me bashkëlojtaret e saj”, ka thënë trajneri pas ndeshjes.