Sport

Ibrahimoviqi rrezikon dënim për përfshirje me agjenci të bastit

Zlatan Ibrahimoviq pritet të gjobitet apo edhe të dënohet nga FIFA dhe UEFA, pasi ai kompania e tij zotëron 10% të agjencisë së bastit.

Sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, është e ndaluar që lojtarët të kenë interes financiar në kompani të bastvënies. Megjithatë, mediumi suedez “Aftonbladet”, raporton se kompania ku Ibrahimoviqi është bashkëpronar, “Unknoën AB”, zotëron 10% të agjencisë së bastit “Bethard.com”, që mund t’i kushtojë Ibras gjobitje ose suspendim.

Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s aplikohen në të gjitha garat, nga kualifikimet e Botërorit, ku Ibrahimoiviq luajti me Suedinë, deri në Ligën e Evropës, ku gjiganti i sulmit luajti me Milanin. 39-vjeçari mund të gjobitet me 100 milionë euro, ose mund të suspendohet për tre vjet.

“Nuk e kemi diskutuar këtë me Zlatanin. Nuk mendoj për sanksione të mundshme, por do të doja të kishte më shumë qartësi nga FIFA në lidhje me rregullat e veta sepse ka paqartësi në atë se si interpretohet”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Suedisë, Hakan Sjostrand, për mediumin “sportbladet”.