Sport

Manchester Unitedi me ofertë për Nevesin

Manchester Unitedi po synon transferimin e mesfushorit të Wolverhamptonit, Ruben Neves.

Mediat angleze kanë bërë të ditur se “Djajtë e Kuq” do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin portugez gjatë verës.

Neves është dalluar te skuadra e Woverhamptonit me paraqitjet të mira duke zgjuar interesimin e skuadrave të njohura evropiane.

Drejtuesit e klubit të Manchester Unitedit janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë të majme për të bindur krerët e klubit të Wolverhamptonit për ta liruar lojtarin.

Neves këtë sezon me Wolves ka shënuar pesë gola në 30 ndeshje në Premier League.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në vitin 2023.