Sport

Milani vendos për Tomorin

Fikayo Tomori do të mbetet te Milani. Mbrojtësi anglez që është i huazuar nga Chelsea te skuadra italiane ka bindur drejtuesit e klubit italian me paraqitjet e tij.

Tomori që prej huazimit nga skuadra londineze ka zhvilluar 13 ndeshje si titullar te “Rossonerët”.

Paraqitjet e mira të 23-vjeçarit ka bërë që trajneri Stefano Pioli të kërkoj ta blejë përfundimisht kartonin e lojtarit.

Chelsea për ta liruar Tomorin po kërkon mbi 25 milionë euro dëmshpërblim.

Mbrojtësi anglez pritet të nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare me klubin kuqezi.