Sport

Atalanta fiton në udhëtim, kthehet në zonën Champions

Atalanta fiton në udhëtim, kthehet në zonën Champions
 

Atalanta ka fituar 3:2 në udhëtim ndaj Fiorentinas, të dielën mbrëma. Ndeshja i takoi xhiros së 30-të të Serie A. Fitorja ishte shumë e rëndësishme për Atalantan, që është kthyer në pozitën e katërt. Kjo pozitë në fund dërgon në Champions.

Atalanta i ka 61 pikë, ndërsa në vendin e tretë është Juventusi me 62 pikë. Napoli është i pesti me 59 pikë. Ndërkohë Fiorentina renditet e 16-ta me 30 pikë dhe do të luftojë ende për mbetje në elitë. Josip Iliçiq realizoi penallti në minutën e 70-të për fitoren e Atalantas.