Sport

Fitorja e parë e Mustafit me Schalken në Bundesligë

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi është inkuadruar në minutën e 78-të te Schalke që mposhti Augsburgun me rezultat minimal, 1:0.

Madje, për Mustafin ishte edhe fitorja e parë në Bundesligë prej se u trasnferua te Schalke. Ndeshja Schalke – Augsburg u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 28-të të elitës së futbollit gjerman.

Me gjithë fitoren, Schalke mbetet me pak gjasa për të mbijetuar në Bundesligë. Zë vendin e fundit me 13 pikë. Ndërkohë rezervist ka qenë edhe Elvis Rexhbeçaj.

Skuadra e tij Koelni të dielën humbi në shtëpi nga Mainzi me rezultatin 3:2. Rexhbeçaj në këtë takim u inkuadrua në minutën e 69-të. Edhe Koelni është në luftë për mbijetesë. Zë vendin e parafundit (17) me 23 pikë.