Sulmuesi i Kosovës, Arbër Zeneli ishte rezervist te Reimsi që të dielën luajti pa gola në udhëtim te Nice.
Ndeshja i takoi xhiros së 32-të të kampionatit francez.
Zeneli u aktivizua në minutën e 67-të në vend të Moussa Doumbia, por pa ia dalë të bëj dallimin.
Valon Berisha mungoi për shkak të lëndimit. Për të ka përfunduar edicioni aktual. Reimsi është i 12-ti me 40 pikë. Nice është e nënta me 43 pikë.