Sport

KV Peja, fituese e Kupës së Kosovës në volejboll

KV Peja e ka fituar Kupën e Kosovës në volejboll për edicionin 2020/2021.

Në finalen dramatike, pejanët kanë triumfuar me rezultat 3:2 në sete kundër Ferizajt.

Përballja interesante u zhvillua në palestrën e sporteve në Prishtinë, të enjten pasdite dhe u vendos vetëm në setin e pestë.

Më të mirë në setin final ishin pejanët të cilën fituan 16:14 dhe e rrëmbyen Kupën e Kosovës.