Atletico Madridi po e monitoron situatën e mesfushorit Sergio Canales te skuadra e Real Betisit.
E përditshmja spanjolle “Diario AS” ka njoftuar të enjten se Betisi po pritet ta nxjerrë në shitje Canalesin në fund të këtij sezoni dhe Atletico është i gatshëm të bëjë lëvizje për transferimin e tij.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone e pëlqen Canalesin që e sheh si përforcim të duhur për edicionin e ardhshëm. Madje, Simeone po insiston në transferimin e tij dhe drejtuesit e Atleticos janë të gatshëm të ofrojnë dëmshpërblim deri në 20 milionë euro për kartonin e tij.
Canales këtë edicion ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë gjashtë asistime në 26 paraqitje për Betisin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023.
30-vjeçari ka përvojë të madhe në La Liga pasi ka bërë karrierë edhe te Real Sociedadi, Valencia e Real Madridi.