Sport

Under kthehet te Roma

Descriptive Text

Sulmuesi turk Cengiz Under do të kthehet te skuadra e Romës në fund të këtij edicioni pasi Leicester City nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij. Mediumet angleze kanë raportuar të enjten se te Leicesteri kanë vendosur ta kthejnë prapa Underin, të cilin e kishin huazuar para fillimit të këtij edicioni.

Under këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 19 paraqitje në të gjitha garat me Leicesterin.

Ekipi nga Premier League ka pasur opsionin e blerjes së kartonit të tij për 20 milionë euro në verë por Under nuk ka bindur me paraqitjet e tij. Under ka kontratë me Romën deri në vitin 2023.