Sport

Milani pas Insignes

Milani pas Insignes
 

Skuadra e Milanit po insiston në transferimit e sulmuesit të Napolit, Lorenzo Insigne. “Gazzetta dello Sport” ka raportuar të enjten se drejtuesit e Milanit tashmë janë takuar me agjentin e Insignes pasi sulmuesi pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni.

Insigne ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm me Napolin dhe për këtë arsye do të jetë në shitje gjatë verës. Për ta lënë të lirë Insignen, Napoli po kërkon të paktën 30 milionë euro për 29-vjeçarin.