Sport

Rashica luajti 73 minuta në kualifikimin e Werderit

Milot Rashica luajti deri në minutën e 73-të me Werder Bremenin në Kupën e Gjermanisë.

Të mërkurën mbrëma, ekipi i reprezentuesit të Kosovës, fitoi me rezultatin 1:0 në udhëtim ndaj Regensburgut.

Golin e fitores për skuadrën e Werderit që e dërgoi në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, e shënoi Yuya Osako, e që u asistua nga Marco Friedl.

Edhe te Regensburgu luajti një shqiptar. Albion Vrenezi u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të.