Sport

Ramadani: Barazimi ndaj Gjilanit na penalizon në garën për titull

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani ka thënë se barazimi ndaj Gjilanit e penalizon ekipin e tij në garën për titull të kampionit. Ai ka thënë se futbollistët kishin dëshirën për fitore, por jo në nivelin e kërkuar.

Ndeshja e mbetur e xhiros së 26-të e Superligës në futboll në mes Prishtinës dhe Gjilanit përfundoi me rezultat të barabartë, 0:0. Kjo ndeshje u zhvillua të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Prishtina humbi penallti në fund të ndeshjes. Nuk ishte i saktë, Besnik Krasniqi. “Nuk duhet t’ia lëmë fajin pushimin, por vetes. Na mungoi agresiviteti, ndoshta dëshira ishte, por jo në nivelin e duhur. Ekipi Gjilanit nuk na lejoi te krijojmë raste dhe të dalim ne lojën tone. Ishte derbi i vërtet, me shume raste dhe luftë në fushë. Më vjen keq për rezultatin, por unë jam i bindur se secili ka dhënë maksimumin. Çdo pikë që lëmë anash përveç fitores mund të llogaritet penalizim. Duhet të luftojmë deri në fund. Kishim mundësi të afroheshim në dy pikë, por nuk ia dolëm”, ka thënë Ramadani. Prishtina është në vendin e tretë me 51 pikë, katër më pak se Ballkani e Drita.