Sport

Napoli interesohet për Buffonin

 

Ish-portieri i Përfaqësueses së Italisë, Gianluigi Buffon mund të largohet nga Juventusi këtë verë për të vazhduar karrierën në një ekip tjetër italian, Napoli. Mediumet italiane kanë raportuar të martën se Napoli ka shprehur interesim për Buffonin, i cili ende nuk e ka rinovuar kontratën me Juventusin që i skadon në fund të këtij sezoni.

Te Napoli besojnë se mund të bindin Buffonin për t’iu bashkuar duke pasur parasysh se portieri 43-vjeçar nuk e ka ndërmend ende të tërhiqet nga loja aktive. Buffon këtë edicion ka 14 paraqitje me Juventusin në kampionat. Krahas Napolit, interesim për Buffonin ka shprehur edhe Parma, ekip ku portieri pati debutuar si profesionist.