Sport

Andersson thotë se Suedia është dashur të shënojë më shumë gola

 

Përzgjedhësi i Suedisë, Janne Andersson ka vlerësuar se fitorja ndaj Kosovës është dashur të jetë më e thellë. Suedia të dielën mbrëma fitoi 3:0 ndaj Kosovës në Prishtinë.

“Gjëja e vetme që ndiej është se është dashur të shënojmë më shumë gola. Por në përgjithësi jam shumë, shumë i kënaqur me paraqitjen”, ka thënë Andersson. Ai ka vlerësuar lojën sulmuese dhe rolin e ri të Zlatan Ibrahimoviqit.