Sulmuesi shqiptar, Fatos Beqiraj, ka realizuar gol për Malin e Zi në kualifikimet për Botërorin “Katari 2022”.
Ai ka shënuar në minutën e 26-të në ndeshjen që Mali i Zi po e luan në kuadër të Grupit G me Gjibraltarin.
Beqiraj realizoi nga afërsia pas një topi të kthyer nga shtylla.
Vetëm katër minuta pasi ai shënoi golin, Gjibraltari barazoi rezultatin përmes Reece Styches.