Sulmuesi i talentuar norvegjez, Erling Haaland është një nga lojtarët që po i lakohet emri më së shumti në tregun e transferimeve. Për sulmuesin 20-vjeçar interesim të madh ka shprehur Manchester City dhe Barcelona. Por, interesimi i dy gjigantëve evropian po i bën pak përshtypje sulmuesit të Borussia Dortmundit.
“Unë kam edhe tri vjet kontratë me Dortmundin dhe nuk jam i shqetësuar për tjera gjëra”, njofton “goal.com”.
Ai është pyetur edhe për krahasimin që bëhet se cili është më i mirë, Messi apo Ronaldo.
“Mediat janë ato që shkruajnë për krahasime, unë nuk përqendrohem në ato gjëra. Dua të përmirësohem çdo ditë. Ronaldo dhe Messi... Unë nuk kam nevojë të flas për ta, ata janë më të mirët e të gjitha kohërave. Ata janë akoma shumë larg”, është shprehur Haaland.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Norvegjisë me skuadrën gjermane ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.