Sport

Morina: Me lojë të mirë nuk fitohen pikët

 

Trajneri i Arbërisë Arbnor Morina ka përgëzuar futbollistët e tij për angazhimin në ndeshjen e humbi nga Llapi me rezultatin 4:3, në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës në futboll. Por, ai ka thënë se nuk mjafton paraqitja e mirë, meqë nëpërmjet tyre, nuk mund të fitohen pikët.

“Pakujdesitë po na përsëriten, mirëpo më gëzon fakti se djem nuk dorëzoheshin. Por, loja e mirë nuk të sjell pikë. Unë besoj te këta djem deri në fund të kampionatit. Ka ende lojë për t’u luajtur dhe unë kam besim te këta djem. Këto dy javë të pushimit do të na shërbejnë për të mirë për t’u kompletuar”, ka thënë Morina. Arbëria mban vendin e tetë me 27 pikë.