Sulmuesi kosovar, që aktivizohet te Lazio, Vedat Muriqi është duke u monitoruar nga dy skuadra të njohura angleze.
Mediat italiane të shtunën kanë raportuar se për sulmuesin e Lazios, interesim kanë shprehur Manchester Unitedi dhe Tottenhami.
Sulmuesi nga Prizreni, ka regjistruar vetëm katër gola dhe dy asistim me Lazion në 24 paraqitje në të gjitha garat. Dy klubet angleze thuhet se janë të gatshme të dërgojnë ofertë për sulmuesin 26-vjeçar.
Transferimi i Muriqit i ka kushtuar Lazios rreth 20 milionë shumë që do të kërkohet nga drejtuesit e klubit për ta lënë të lirë sulmuesin.