Sport

Koke thotë se Atletico nuk luajti mirë

Kapiteni i Atletico Madridit, Koke ka pranuar se eliminimi në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve ishte i rëndë por ka shtuar se Chelsea ishte më e mirë dhe meritoi të vazhdojë tutje.

Atletico pësoi humbje edhe në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales të Ligës së Kampiomëve me rezultatin 2:0 për t’u eliminuar nga kjo garë me rezultatin e përgjtihshëm 3:0.

“Është një natë e vështirë. Ne e duam këtë garë dhe dëshironim të shkonim tutje por nuk ishin të mirë për të qenë edhe më tej në garë. Chelsea luajti më mirë në do aspekt dhe fitoi me meritë. Nuk luajtëm mirë në të dyja ndeshjet. Nuk i kryem detyrat ashtu siç na kërkoi trajneri, sidomos në pjesën e parë”, ka thënë Koke.