Ekipi “Zelanda e Re” e ka fituar sërish garën e “America’s Cup”, duke i mposhtur kundërshtarët italian të ekipit Luna Rossa.
Rezultati final ishte 7:3 në të mirë të zelandezëve, të cilët e fituan trofeun më të vjetër të garave të lundrimit.
Mbrojtja e titullit erdhi në ditën e gjashtë të garës e cila u mbajt të mërkurën. U fitua edhe pika e fundit. Zelandezët paraprakisht kishin epërsinë 6:3, në serinë e 13 garave në total. Garën e fundit, Zelanda e Re e fitoi me 46 sekonda, për ta kompletuar mbrojtjen e titullit në fund, si dhe trofeun gjigant të njohur si “Auld Mug”.
Ekipi “New Zealand” hyri në finish pak para orës 5 pasdite me kohën lokale të Zelandës së Re në qytetin e Aucklandit. Më shumë se 1 mijë njerëz ishin mbledhur në breg për ta festuar e përgëzuar suksesin e skuadrës zelandeze, në Zelandën e Re pa virus.