Drenica ka regjistruar barazimin e katërt në stinorin vjeshtor. Drenica nuk ka arritur më shumë se një barazim kundër Arbërisë së Dobrajës, në ndeshjen që u luajt të dielën në Skenderaj dhe përfundoi me shifrat 1:1.
Eglantin Gjoni (31’) e kaloi Drenicën në avantazh kurse Çlirim Kashtanjeva (81’) barazoi për Arbërinë.
Me këtë barazim, Drenica mbetet në pozitën e parafundit në tabelë me 26 pikë të mbledhura, një më pak se Arbëria që renditet e teta.