Sport

Atletico barazon pa gola me Getafen

Atletico Madridi nuk ka marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Getafe, duke barazuar pa gola.

Atletico nuk arriti ta shfrytëzonte as epërsinë numerike që nga minuta e 71-të, kur mbrojtësi Nyom u ndëshkua me karton të kuq.

Pas këtij barazimi, Atletico mbetet në vendin e parë me 63 pikë, gjashtë më shumë se Reali në vendin e dytë. Ndërkohë, Getafe mbetet në luftë për mbijetesë pasi ka 28 pikë në vendin e 15.