Sport

Avdijaj skuqet në humbjen e AEL Limassolit

Donis Avdijaj është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen kundër Omonias. Ekipi Avdijajt, AEL Limassol pësoi humbje në shtëpi me rezultat 2-1.

Mesfushori kosovar u inkuadrua në ndeshje në minutën e 65-të në vend të Anthony Georgiou, ndërsa pak para fundit të takimit u ndëshkua direkt me të kuq. 

Ky takim ishte vendimtar sa i përket garës për titull. Skuadra e Donis Avdijajt në ligën e Qipros, AEL Limassol renditet në pozitën e dytë me 59 pikë, ndërsa Omonia me 63 pikë u shpall kampione e Qipros, një javë pa përfunduar sezoni.