Sport

Upamecano i lumtur që zgjodhi Bayernin

Qendërmbrojtësi i Leipzigut, Dayot Upamecano ka insistuar se vendimi për ta vazhduar karrierën në Gjermani ishte më se i duhur.

Ai javë më parë vendosi që karrierën ta vazhdojë te Bayern Munichu, ekip të cilit do t’i bashkohet këtë verë. Upamecano ka insistuar se është shumë i lumtur që zgjodhi Bayernin përkundër ofertave që i kishte nga Manchester Unitedi, Liverpooli e Chelsea.

Bayerni për kartonin e Upamecanos ka paguar 60 milionë euro kurse francezi pritet të firmosë kontratë afagjate.

“Gjermania ka një ligë shumë të fortë dhe unë jam i lumtur që kam zgjedhur të qëndroj në këtë kampionat. Unë jam zhvilluar si lojtar te Leipzigu dhe kalimi te Bayerni është lëvizja më e duhur në këtë kohë, për të cilën jam shumë i lumtur”, ka thënë Upamecano 22-vjeçar, i cili këtë sezon ka 30 paraqitje në të gjitha garat te Leipzigu.