Sport

Ribery do të largohet nga Fiorentina

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut Franck Ribery do të largohet nga skuadra e Fiorentinës në fund të këtij sezoni, kanë raportuar të martën mediumet italiane.

Mësohet se francezi ka refuzuar vazhdimin e kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni për një aventurë tjetër pasi ka prishur raportet me trajnerin Cesare Prandelli. Madje, raportohet se Ribery në fund të këtij sezoni mund të transferohet në Bundesligë ose t’i bashkohet ekipit nga Italia, Monza që këtë sezon po lufton për t’u futur në Serie A.

Ribery iu bashkua Fiorentinas si lojtar i lirë në vitin 2019 dhe firmosi kontratë dyvjeçare me pagë vjetore prej 4.5 milionë eurosh.

Këtë sezon, 37-vjeçari ka shënuar një gol dhe ka bërë pesë asistime në 19 paraqitje në kampionatin italian.