Sport

Aliti firmos kontratë afatgjate te Zuerichu

 

Fidan Aliti do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Zureichut. Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, e cila do ta mbajë te klubi zviceran deri në vitin 2023.

Aliti ishte i huazuar nga Kalmari me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Klubi zviceran ka bërë të ditur se ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes së kartonit të lojtarit, por nuk ka bërë të ditur detajet e marrëveshjes.