Sport

Pa praninë e tifozëve, ekipet e Amerikës së Jugut po pësojnë më shumë humbje në shtëpi

 

Tifozët e flaktë të futbollit janë të bindur që të kënduarit, britmat dhe brohoritjet e tyre mund ta çojnë ekipin e zemrës drejt fitores. Dhe ata mund të kenë të drejtë, të paktën në Amerikën e Jugut, ku klubet vendëse po fitojnë më pak në stadiumet e zbrazura nga pandemia.

Gjatë pandemisë përparësia e lojës në shtëpi duket se ka humbur. Në Brazil, Argjentinë e Uruguai, skuadrat këtë edicion kanë humbur më shumë ndeshje si nikoqirë, krahasuar me tri edicionet e kaluara.