Sport

Suarezi shënon për epërsinë e Atleticos në derbin e Madridit

Luis Suarez ka vazhduar me formë të lartë. Ai të dielën shënoi gol për Atletico Madridin që po udhëheq 1:0 ndaj Real Madridit, pas pjesës së parë.

Suarez e shënoi golin e epërsisë në minutën e 15-të pas asistimit të Marcos Llorentes. Suarez ka arritur në shifrën e 17 golave në këtë edicion të La Ligas.

Derbi madrilen po zhvillohet në kuadër të xhiros së 26-të.