Sport

Fitore dramatike e Dritës, kthehet në vend të parë

 

Festim Alidema ka shënuar gol të bukur në minutën e 94-t për t’ia siguruar fitoren e vështirë skuadrës së Dritës.

Drita të dielën fitoi 1:0 në Drenas ndaj Feronikelit, në derbin e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. Alidema shënoi me goditje mjeshtërore nga zona, pas asistimit të Astrit Fazliut. Me fitore, Drita kthehet në vendin e parë me 50 pikë të mbledhura, dy më shumë se Ballkani. Ndërkohë Feronikeli është i gjashti me 27 pikë. Ndeshja ishte me raste nga të dy palët, ndërsa u vendos vetëm në minutat shtesë. Feronikeli kishte dy raste të mira në kohën shtesë por nuk konkretizoi. Ndërsa Alidema gjuajti bukur për fitoren e rëndësishme të Dritës.