Pas largimit të trajnerit, Dragan Radoviq, Sigal Prishtina është bërë me trajner të ri.
Klubi kryeqytetas ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin, nga Maqedonia e Veriut, Ljupche Malinkov.
Malinkov do ta udhëheq ekipin prishtinas deri në fund të sezonit. Ai i është bashkuar “bardhekaltërve” dhe do të jetë udhëheq skuadrën në takimin ndaj Pejës.
Malinkov këtë sezon ishte pjesë e skuadrës së Vëllaznimit, ekip nga i cili u largua pas një serie prej nëntë humbjeve rresht.