Sport

Shala prezantohet te Stabaeku

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala këtë vit do të jetë pjesë e skuadrës elitare të Norvegjisë, Stabaek.

Shala të premten është zyrtarizuar te Stabaeku, ekip të cilit iu bashkua si futbollist i lirë dhe firmosi kontratë njëvjeçare.

Edicioni i ri në Superligën e Norvegjisë do të nisë në fillim të muajit prill kurse Shala ka thënë se me padurim pret të paraqitet me fanellën e ekipit të ri.

28-vjeçari në edicionin e shkuar ishte pjesë e skuadrës tjetër norvegjeze, Valerenga.

Ai karrierë ka bërë edhe te Starti, Lyngby, Kasimpasha, Slovan Libereci, Sparta e Pragës, Oddi e Nottoddeni. Ka edhe 23 ndeshje me Përfaqësuesen e Kosovës.