Sport

Rrahmani synon të bëhet kapiten i Napolit

Rrahmani synon të bëhet kapiten i Napolit
 

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani ka synime të mëdha me skuadrën e Napolit. Në fakt, ai synon që me fanellën e klubit nga Serie A të shkruajë historinë, si dhe të bartë shiritin e kapitenit në një të ardhme të afërt. Kështu ka insistuar agjenti i Rrahmanit, Adrian Aliaj për mediumet italiane të premten. Rrahmani duket se e ka stabilizuar veten te Napoli pasi ka qenë i pazëvendësueshëm në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

“Më në fund, gjithçka po kthehet në vendin e duhur. Unë kurrë nuk kam pasur dyshime në lidhje me cilësitë e Amirit, i cili shpreson që të shkruajë historinë me Napolin dhe një ditë të bëhet kapiten i ekipit”, ka thënë Alijaj.