Sport

Lis Shoshi i kthehet basketbollit, firmos me Pejën

Ashtu si ka paralajmëruar KOHA, reprezentuesi i Kosovës, Lis Shoshi do të luajë për Pejën në pjesën e mbetur të edicionit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Shtatlarti Shoshi është lënduar në verën e vitit 2019 dhe nuk ka luajtur prej atëherë.

Ai kishte pësuar dy lëndime rresht dhe i ishte nënshtruar dy operimeve që e kanë mbajtur gjashtë jashtë parketit.

Tani rikthimin Shoshi do ta bëj te Peja me të cilën skuadër ka stërvitur për një kohë.

“Qershia mbi tortë për këtë sezon, rikthimi i Lis Shoshit nga lëndimi dhe bashkëngjitja e tij me ekipin për qëllim që të jemi më të mirët. Jemi të lumtur që të kemi përsëri në shtëpi”, ka njoftuar Peja.