Sport

Qamili shënon në fitoren e Horsensit

Qamili shënon në fitoren e Horsensit
 

Lirim Qamili ka shënuar në elitën e futbollit të Danimarkës. Skuadra e tij Horsens fitoi kundër Aalborgut 2:1 në kuadër të Superligës së Danimarkës, në kuadër të xhiros së 19-t. Futbollisti shqiptar që luan si sulmues i krahut, 22-vjeçari Qamili, e shënoi golin e parë për Horsensin në minutën e 31-t.

Ishte goli i tretë për të në këtë sezon në 20 ndeshje në të gjitha garat, derisa e ka edhe një asistim. Horsensi është në vendin e fundit në tabelë me 11 pikë pas 19 xhirove.