Sport

Juventusi me ofertë për Bellerinin

Juventusi me ofertë për Bellerinin
Foto: AP
 

Juventusi është futur fuqishëm në garë për shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, spanjollit Hector Bellerin, i cili do të largohet këtë verë nga skuadra e Arsenalit. Madje, mediumet angleze kanë raportuar të martën se Juventusi i ka bërë ofertë konkrete Arsenalin për transferimin e Bellerinit.

Për kartonin e Bellerinit, drejtuesit e Juventusit i kanë ofruar Arsenalit në shkëmbim njërin prej futbollistëve midis Douglas Costas dhe Adrien Rabiotit. Te Juventusi janë të bindur se Arsenali do të pranojë këtë propozim të tillë pasi më herët ekipi anglez pati shprehur interesim për francezin Rabiot, i cili nuk ka bindur me paraqitjet e tij te ekipi italian. Ndërkohë, Costa para fillimit të këtij edicioni është huazuar te Bayerni, ekip që nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij në verë.