Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli pas ndeshjes ndaj Drenicës, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij. Gjilani luajti pa gola në udhëtim kundër Drenicës në ndeshjen e xhiros së 22 të Superligës së Kosovës në futboll.
Mirëpo, trajneri i Gjilanit, beson se ekipi i tij duhet të punoj në vazhdim për t’u përmirësuar edhe më shumë. “Kemi pasur mungesa pesë lojtarë por kjo nuk arsyetohet pasi ekipi duhet të jetë më i guximshëm, më shumë këmbëngulës, të ketë më shumë siguri dhe depërtime, të cilat na munguan. Djemtë i përgëzoi për angazhimin dhe jam i kënaqur me këtë rezultat por ky ekip mundet shumë më shumë, prandaj duhet shumë punë që të krijojmë vetëbesim”, është shprehur Sokoli pas ndeshjes.