Sport

Pa fitues në “Bajram Aliu”

Drenica dhe Gjilani i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, të hënën, është mbyllur 0:0.

Për Drenicën ishte barazimi i gjashtë në këtë sezon dhe me 24 pikë renditet në vendin e nëntë, pozitë që në fund dërgon në Ligën e Parë.

Ndërkaq, Gjilani vazhdon të mbetet pa fitore në stinorin pranveror. Për gjilanasit është barazimi i tetë në këtë kampionat.

Me 32 pikë, Gjilani zë vendin e katërt.