Sport

Arteta për Xhakën: Është shembull për lojtarët e tjerë, ka karakter në fushë

Descriptive Text

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka lavdëruar futbollistët e tij në fitoren e sotme kundër Leicester Cityt.

Para mediave, 38-vjeçari lavdëroi mesfushorin kosovar, Granit Xhaka, për paraqitjen e tij të mirë në këtë takim. Arteta ka thënë se Xhaka ka luajtur me zemër dhe pasion gjatë tërë ndeshjes, duke treguar se është shembull i shkëlqyeshëm për bashkëlojtarët.

“Nëse duhet të marrim një shembull për karakterin e treguar në fushë dhe çdo veprim që bën me vendosmëri, gjithsesi se është Xhaka. Ai ka luajtuar më shumë minuta se kushdo, mirëpo vazhdon ta tregojë veten edhe kur është i lodhur”, ka deklaruar Arteta për Xhakën.

Kosovari sot ishte titullar dhe luajti tërë ndeshjen kundër Leicester Cityt, të cilën Arsenali e fitoi me rezultat 3-1.