Sport

Derbi i madh anglez nuk jep fitues

Derbi i madh anglez në mes Chelseat dhe Manchester Unitedit nuk ka ofruar gola e fitues. Rezultati në fund ishte 0:0, që e largon Unitedin edhe më shumë nga Manchester City, që udhëheq në tabelë.

Chelsea e Manchester Unitedi u takuan në kuadër të javës së 26-të të Premier Leagues, të dielën.

Unitedi është i dyti me 50 pikë, 12 më pak se Manchester City që udhëheq në tabelë dhe po marshon drejt titullit. Ndërkohë Chelsea mban vendin e pestë me 44 pikë.