Skitarja zvicerane Lara Gut-Behrami e ka fituar titullin e Kupës së Botës në disiplinën Super-G në Val di Fassa të dielën në Itali. Ajo përfundoi në vendin e dytë në garën që u përshkua me dy përplasje të rënda.
Kajsa Vickhoff Lie e Norvegjisë dhe Rosina Schneeberger e Austrisë, është dashur të largohen me helikopter pas lëndimeve tejet të rënda.
Këto incidente bënë që gara e Super-G të shtyhet për dy orë e gjysmë. Këtë disiplinë e fitoi Federica Brignone, kampionia e përgjithshme në fuqi nga Italia.
Gut-Behrami që e fitoi medaljen e artë në këtë disiplinë në Kampionatin Botëror këtë muaj, përfundoi me 59 të qindtat e sekondës prapa Brignones.
Me këtë rezultat, skitarja zvicerane ka epërsi tejet të lartë në renditjen e Kupës së Botës në Super-G. Është 202 pikë më shumë se ndjekësja Corinne Suter, që është nga Zvicra po ashtu.
Suter, e cila e fitoi titullin vitin e kaluar, e përfundoi me 72 të qindtat e sekondës vonesë, dhe e përfundoi garën e treta.