Sport

Bytyqi shënon fitoren e 17-të në boksin profesionist

Bytyqi shënon fitoren e 17-të në boksin profesionist
 

Fabiana Bytyqi ka shënuar fitoren e 17-të të saj në boksin profesionist. Boksierja shqiptare të shtunën në Usti nad Labem të Çekisë, triumfoi ndaj hungarezes Judit Hachbold me vendim unanim pas gjashtë raundeve.

Fabiana Bytyqi 25-vjeçare, e cila është lindur dhe e zhvillon karrierën në Çeki, në ringun profesionist ka 17 fitore (5 KO) e një barazim.